Inter-Barcelona është kthyer në një aks të nxehtë, që nga momenti kur klubi katalanas hodhi sytë nga Alesandro Bastoni, si një përforcim për prapavijën e tij në sezonin e ardhshëm.
Megjithatë, diskutimi duket se nuk ndalet vetëm te qendërmbrojtësi italian.
Sipas “Cadena SER” në Spanjë, emri i Lautaro Martinez gjendet gjithashtu në listën e dëshirave të katalanasve për merkaton e verës. Me largimi e Levandovskit, në klubin spanjoll lind nevoja e afrimit të një qendërsulmuesi tipik, për të mbajtur në të njëjtat nivele aftësinë realizuese të skuadrës.
Objektivi i parë mbetet Hulian Alvarez i Atletiko Madrid por për të interesohen edhe Arsenal e PSG që kanë mundësi më të mira financiare për të bërë një ofertë që të bindë madrilenët. Ndaj Barcelona ka kthyer sytë nga alternativat, të cilat janë Zhoao Pedro i Ccelsit dhe Lautaro Martinez i Interit.
Lautaro më parë u ishte sugjeruar katalanasve nga Mesi në vitet e tij si pjesë e këtij klubi, por problemet financiare e bënë të pamundur realizimin e transferimit. Por këtë verë, situata mund të jetë krejtësisht ndryshe…