Ai ka thënë se kandidatja për PResidente, Hatixhe Hoxha ka hequr dorë nga kandidatura ndërsa ka thënë se pret që LDK t’i sjell 15 nënshkrime për kandidatin e tyre dhe le të garoj për Feride Rushitin.
“Në këtë situatë unë shumë jam përballur me interesimin tuaj në lidhj me atë listë me 15 nënshkrime që kishte datën e pardjeshit e s’kishte emër sipër se për kë janë ato nënshkrime dhe pasi përfundoi një vazhdim i seancës që përfundon e nis pas orës 23:00. Unë kam komunikuar menjëherë me kandidaten Hatixhe Hoxha e kam biseduar me të meqë rast është dakorduar që të tërhiqet nga kandidatura nëse LDK i sjell 15 nënshkrime për kandidatin e saj kushdo që është. Me atë rast VV i plotëson edhe 15 nënshkrime të tjera nga mazhoranca meqenëse lirohen ato nënshkrime e në këtë mënyrë do të kishinm një kandidat nga shoqëria civile e një kandidat nga LDk e sonte le ta zgjedhim presidenten, apo presidntin e ri”, ka thënë ai.
Ai ka thënë se sado nënshkrime që i ka LDK le t’i sjell dhe pjesën tjetë ri shton VV.
“Mund të mos ti kenë 15 nënshkrime, 14, 13 sa t’i kenë le të mi binë unë i marrë ato dhe i plotësoj vec le ta sjellin kandidatin e tyre LDK-ja ne ja plotësojmë cka mungon”, ka shtuar Kurti.
Ai ka thënë se nuk ka asnjë problem me Vjosa Osmanin, ndërsa ka thënë se në kandidaturën mes Osmanit dhe Rushitit nuk e di se kush do të votohet .
“Asnjë problem se kemi me asnjë kandidat, vetmë le ti sjellin 15 nënshkrime dhe ne i plotësojmë cka i mungojnë. Në kuti votimi është i fshehtë, ne do të ulemi prapë që të bisedojmë por le të kuptoni se nuk jam unë kurrfarë personi që shikone dhe brenda kutive”, ka shtuar ai.