Prishtina është gati për sfidën e madhe të javës së 31-të në kuadër të elitës së futbollit të Kosovës.
Skuadra me renome do të ndeshet me kampionin në fuqi, Dritën e Gjilanit.
Prishtina ka publikuar listën e lojtarëve që do të udhëtojë nesër për në Gjilan.
Ndeshja luhet në orën 15.00.
Drita kërkon tre pikë për titullin e kampionit.
Drita kryeson me 57 pikë e Prishtina është në vend të katërt me 45 sosh.