Ramadani nuk i druhet Prishtinës

- Bota Sot

Ramadani nuk i druhet Prishtinës

Prishtina është si gjithmonë rival i frikshëm i Dritës.

Përballja mes Dritës dhe Prishtinës luhet nesër në orën 15.00 në terrenin ndihmës në Gjilan, ndeshja është e vlefshme e javës së 31-të të elitës së futbollit të Kosovës.

Drita kryeson renditjen me 57 pikë e Prishtina renditet në pozitën e katërt me 45 sosh.

Kryetrajneri i Dritës, Zekirija Ramadani, nuk i druhet Prishtinës, por kërkon tre pikë të reja.

“Nuk na intereson se cilin ekip kemi përballë duhet të shfrytëzojmë terrenin vendas dhe mbështetjen e tifozëve për të arritur rezultat që dëshirojmë”, - ka thënë mes të tjera Ramadani.



Read it all at Bota Sot