Militao humb Kupën e Botës

- Bota Sot

Militao humb Kupën e Botës

Mbrojtësi i Real Madrid dhe i Brazilit, Eder Militao, do të mungojë në Kupën e Botës pas një operacioni.

Klubi spanjoll ka njoftuar se futbollisti i është nënshtruar me sukses ndërhyrjes kirurgjikale për këputje të tendinës në këmbën e majtë dhe së shpejti do ta nisë rehabilitimin.

Militao është lënduar javën e kaluar në ndeshjen ndaj Alaves dhe ka kërkuar zëvendësim menjëherë.

Fillimisht besohej se njëzet e tetë vjeçari mund të rikuperohej në kohë për Botërorin, por ekzaminimet shtesë kanë treguar rikthim të lëndimit të pësuar në dhjetor.

 



Read it all at Bota Sot