Të mërkurën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa gjatë orëve të pasdites dhe mbrëmjes pritet lokalisht të ketë reshje shiu, të cilat në momente të caktuara pritet të jenë në formë të rrebesheve.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej 7 deri në 9°C, ndërsa ato maksimale prej 21 deri në 24°C. Vonë pasdite, veçanërisht në mbrëmje, pritet ulje e ndjeshme e temperaturave si pasojë e depërtimit të masave të ftohta ajrore. /MK