Chelsea nis bisedimet me Andoni Iraolën për postin e trajnerit të ri

- Bota Sot

Chelsea nis bisedimet me Andoni Iraolën për postin e trajnerit të ri

Chelsea ka nisur kontaktet me trajnerin spanjoll Andoni Iraola.

Skuadra londineze po kërkon një trajner të ri për sezonin e ardhshëm, pas shkarkimit të Liam Rosenior.

Sipas raportimeve të Football London, bisedimet e para mes palëve kanë qenë në një nivel joformal, me drejtuesit e klubit londinez që kanë kërkuar të informohen mbi situatën aktuale të teknikut dhe planet e tij për verën.

Në këtë fazë, nuk raportohet për ndonjë ofertë konkrete apo negociata të avancuara.

Iraola shihet si një kandidat serioz pas paraqitjeve mbresëlënëse në Premier League, por diskutimet mbeten në një fazë të hershme dhe ende nuk ka asnjë marrëveshje të arritur.

Spanjolli ka tërhequr vëmendjen pas paraqitjeve mbresëlënëse në Premier League, me skuadrën e Bournemouthi, ku ka njoftuar laegimin pas përfundimit të sezonit aktual.



Read it all at Bota Sot