Kane e komenton humbjen nga PSG-ja, flet edhe për finalen e madhe të Championsit

- Bota Sot

Kane e komenton humbjen nga PSG-ja, flet edhe për finalen e madhe të Championsit

Sulmuesi i Bayern Munichut, Harry Kane komentoi pas humbjes me rezultat 5:4 në ndeshjen spektakolare nga Paris Saint-Germaini në gjysmëfinalen e parë të Champions League.

“I pamë dy skuadra të nivelit më të lartë. Ishte një ndeshje e madhe, por duhej të ishim më cinikë në momentet vendimtare,” deklaroi kapiteni i Anglisë pas takimit.

Kane theksoi se Bayerni krijoi shumë raste dhe tregoi karakter, por mungesa e konkretizimit në zonën e fundit i kushtoi shtrenjtë skuadrës: bavarezët arritën të rikthehen në lojë, por nuk mjaftoi për ta shmangur humbjen.

Pavarësisht disfatës, sulmuesi anglez mbetet optimist për ndeshjen e kthimit, duke nënvizuar se performanca e ekipit tregon se gjithçka është ende e hapur në garën për finalen e madhe të Budapestit. 



Read it all at Bota Sot