Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka bërë një deklaratë të fortë gjatë podcastit The Rest Is Politics: Leading, ku ka folur për ato që ai i cilëson si sulme të rënda personale dhe shpifje ndaj tij.
Në një pjesë të diskutimit, Vuçiç u shpreh prerazi: “A mund ta kuptosh argumentin kur dikush po hedh një mallkim kundër teje? Duke shtuar madje se babai yt në të vërtetë nuk është babai yt, sepse nëna jote ka qenë një bushtër dhe ajo ka tradhtuar babain tënd të supozuar me një shqiptar – dhe prandaj ti je kaq pro-shqiptar”.
Deklarata e tij përmban gjuhë fyese dhe akuza personale të pakonfirmuara, përfshirë edhe referenca ndaj shqiptarëve, gjë që e bën atë veçanërisht të ndjeshme në kontekstin e marrëdhënieve rajonale në Ballkan.