Drejtori i klubit ishte në Stamboll në derbin e madh

- Bota Sot

Drejtori i klubit ishte në Stamboll në derbin e madh

Andrea Berta, drejtori sportiv i Arsenal, ka qenë i pranishëm në Stamboll për të ndjekur nga afër performancën e Victor Osimhen në përballjen mes Galatasaray dhe Fenerbahçe.

Sipas raportimeve nga AS, zyrtari i lartë i klubit londinez ka zhvilluar kontakte direkte me drejtuesit e Galatasaray për të marrë informacion të detajuar mbi situatën aktuale të sulmuesit nigerian dhe mundësinë e transferimit të tij gjatë merkatos së verës.

Raportohet se Osimhen mbetet një nga objektivat kryesorë të Arsenalit, pavarësisht afrimit të fundit të Viktor Gyökeres, çka tregon ambicien e klubit për të forcuar më tej repartin ofensiv.

Gjatë së njëjtës vizitë në Turqi, Berta ka vëzhguar edhe paraqitjet e Baris Alper Yilmaz dhe portierit Uğurcan Çakır, të cilët konsiderohen si opsione potenciale për përforcime në të ardhmen.



Read it all at Bota Sot