I mahnitur nga spektakli në Paris

- Bota Sot

I mahnitur nga spektakli në Paris

Tierri Henri ka mbetur i mahnitur nga ndeshja e parë gjysmëfinale e Ligës së Kampioneve midis PSG-së dhe Bajern Mynihut, e cila përfundoi 5-4. 

Duke folur si komentator për CBS Sports, ish-sulmuesi i Arsenalit dhe Barcelonës deklaroi se kjo ndeshje duhet të ishte finalja e Championsit.

“Ky është futbolli në kulmin e tij absolut. Kinema e pastër.

Nga njëra portë në tjetrën, pa pushim, pa hapësirë për frymëmarrje… mbyll sytë një çast dhe humbet diçka.

Kjo ndeshje kishte gjithçka. Sinqerisht… kjo duhej të ishte finalja e Championsit, sepse tani për tani, këto janë skuadrat më emocionuese në Europë. 

Kemi më shumë se dy vjet që ankohemi se futbolli është ‘i mërzitshëm’. Por kjo që ndeshje që pamë ishte e jashtëzakonshme. Unë e shijova dhe mendoj se të gjithë në shtëpi e shijuan veten.

Është thjesht çmenduri…”, deklaroi ai.



Read it all at Bota Sot