Nga kalërimi në fushën e futbollit

- Bota Sot

Nga kalërimi në fushën e futbollit

Aston Vila rriti shpresat për kualifikim në Ligën e Kampioneve me një fitore spektakolare ndaj Sanderlandit, por ishte prezantuesja e “Sky Sports”, Kate Tracey, ajo që tërhoqi vëmendjen jashtë fushës.

Specialistja e garave me kuaj, 31-vjeçare, punon gjithashtu si prezantuese për klubin në formë të shkëlqyer nga Midlands. Ajo pati një vend në rreshtin e parë për të ndjekur ndeshjen emocionuese me shtatë gola në “Villa Park”, ku Tami Abraham vulosi fitoren.

Tracey mahniti fansat pasi publikoi një seri fotosh në “Instagram”. Prezantuesja simpatike pozoi me çizme deri në gju dhe një fustan mini me mëngë të gjata që tërhoqi vëmendjen.

Në foto, Tracey mbante edhe mikrofonin e Aston Vilës dhe pozonte përpara tribunës së famshme “Holte End”, duke bërë që ndjekësit të vërshonin me komente.

Fansat e saj mbetën të mahnitur edhe muajin e kaluar, kur ajo u shfaq në një restorant në Mayfair me një veshje transparente mjaft provokuese.



Read it all at Bota Sot