Emrat e mëdhenj të futbollit të Kosovës

- Bota Sot

Emrat e mëdhenj të futbollit të Kosovës

Jakup Abrashi, tashmë prej shumë vitesh i ndjerë, ishte arkitekti që e futi klubin e futbollit Trepça në Ligën e Parë të ish-Jugosllavisë në vitin 1977. 

Ajet Shosholli ishte kryetrajner i Prishtinës së gjeneratës së artë të kapitenit Fadil Vokrri, nga vjeshta e vitit 1984 deri në pranverën e vitit 1985. Ai ishte gjithashtu selektori i parë i kombëtares së Kosovës në vitet 1991–1996 dhe trajneri i parë shqiptar që e futi Shkëndijen e Tetovës në Ligën e Parë të Maqedonisë në vitin 1996.

Shosholli, së bashku me Hysni Maxhunin, drejtuan Trepçën në finalen e Kupës “Marshall Tito” në vitin 1978, ku pësuan humbje pas 120 minutave me rezultat 1:0 nga Rijeka.

Dy emra të mëdhenj, dy personalitete të dëshmuara, për të cilët edhe sot flitet me krenari.

Mos të harrojmë se KF Vëllaznimi, në kohën e trajnerit Shosholli, dy herë e zuri vendin e tetë në Ligën e Dytë Federative të ish-Jugosllavisë, grupi i Lindjes, në sezonet 1983–1984 dhe 1986–1987.



Read it all at Bota Sot