Mediat gjermane kritikojnë 3 futbollistë të Bayernit

- Bota Sot

Mediat gjermane kritikojnë 3 futbollistë të Bayernit

Spektakli i ofruar në përballjen mes Paris Saint-Germain dhe Bayern Munich nuk ka kaluar pa pasoja në Gjermani.

Pavarësisht ndeshjes së jashtëzakonshme të mbyllur me rezultatin 5-4 në gjysmëfinalen e parë të UEFA Champions League, mediat gjermane kanë qenë mjaft kritike ndaj disa prej protagonistëve bavarezë.

Vëmendja është përqendruar kryesisht te problemet në repartin defensiv të skuadrës së drejtuar nga Vincent Kompany.

Një nga më të sulmuarit është Josip Stanshiq, i cili hasi vështirësi të mëdha përballë një Khvicha Kvaratskhelia në formë të shkëlqyer.

Sipas analizave të mediave, mbrojtësi gaboi në disa raste kyçe, me pasime të pasakta, mbulim të dobët dhe mungesë përqendrimi në momentet vendimtare.

Kritikat nuk kanë kursyer as Jamal Musiala, i cili është vlerësuar si pak ndikues dhe jashtë ritmit të lojës. Mesfushori ofensiv nuk arriti të krijojë diferencë, ndërsa u vu në dukje edhe një rast i humbur në pjesën e parë.

Në shënjestër ka përfunduar edhe Alphonso Davies, i penalizuar nga një episod i pafat që çoi në një penallti për kundërshtarët, si dhe Manuel Neuer. Edhe pse portieri veteran nuk konsiderohet plotësisht fajtor për golat e pësuar, disa analiza theksojnë se performanca e tij nuk ishte në nivelin e zakonshëm, sidomos në lojën me këmbë.



Read it all at Bota Sot