Njukasëlli po shqyrton mundësinë e shitjes së sulmuesit Nik Uoltemade vetëm një vit pas transferimit të tij, pas një periudhe me paraqitje që nuk kanë përmbushur pritshmëritë e klubit.
Sulmuesi gjerman ka pasur vështirësi për të gjetur formën optimale dhe ka humbur gradualisht vendin në formacionin bazë, duke bërë që drejtuesit e klubit të rishikojnë të ardhmen e tij.
Sipas mediave angleze, situata e Uoltemejd ka tërhequr vëmendjen e disa klubeve të Premier League, ku ndër më të interesuarit për shërbimet e tij është Aston Villa. Klubi nga Birmingemi është gati të ofrojë rreth 57 milionë euro, për të siguruar transferimin.
Në Njukasëll, vendimi përfundimtar pritet të merret në muajt e verës, ku bordi të vlerësojë ofertat dhe planin sportiv për sezonin e ardhshëm.