Dy burra hebrenj janë therur me thikë në Golders Green, në veri të Londrës - Policia Metropolitane e shpall zyrtarisht incidentin si terrorist.
Policia thotë se po bashkëpunon me shërbimet e sigurisë dhe "një nga linjat e hetimit është nëse ky sulm kishte në shënjestër qëllimisht komunitetin hebre në Londër".
Viktimat, të moshës 70 dhe 30 vjeç, janë në gjendje të qëndrueshme.
I dyshuari, 45 vjeç, u përpoq gjithashtu të godiste me thikë oficerët e policisë. Ai u godit me taser dhe është arrestuar me dyshimin për tentativë vrasjeje.
"Po punojmë për të përcaktuar kombësinë dhe prejardhjen e tij", thotë Policia Metropolitane.
Një banor vendas thotë se një burrë u godit me thikë jashtë dyqaneve dhe një tjetër jashtë një sinagoge, raporton BBC.
Keir Starmer thotë se sulmi është "thellësisht shqetësues" , duke shtuar: "Sulmet ndaj komunitetit tonë hebraik janë sulme ndaj Britanisë".