Llapi merr tre pikë të mëdha, Prishtina e Re fundoset edhe më shumë

- Bota Sot

Llapi merr tre pikë të mëdha, Prishtina e Re fundoset edhe më shumë

Llapi i Podujevës arriti pikë të plota në stadiumin “Zahir Pajaziti”.

Llapjanët shënuan fitore me rezultat 4:0 ndaj Prishtinës së Re, në takimin e javës së 31-të të elitës së futbollit të Kosovës.

Arbnor Ramadani në minutën e 6-të, Arianit Hasani në atë të 58-tën, Edon Sadriu në minutën e 83-të e Fiton Ademi (90+4) -r ealizuan për fitoren e Llapit, 

Udhëtuesit mbeten pa një futbollist në minutën e 52-të, Endrit Morina u përjashtua me karton të kuq. Llapi është në pozitën e tetë me 36 pikë e Prishtina e Re në fund me 28 sosh.



Read it all at Bota Sot