Futbollisti nga Maroko, Achraf Hakimi është në dyshim për ndeshjen e kthimit ndaj Bayern Munchen.
Siç raportohet, mbrojtësi i PSG-së ka pësuar një lëndim muskular mbrëmë gjatë ndeshjes.
Në rast se nuk ia del të rikthehet, në vendin e tij pritet të luajë mesfushori, Warren Zaire-Emery.
Kujtojmë që PSG-së mbrëmë fitoi me spektakël 5:4 ndaj Bayernit, në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.