Goditi me grusht kundërshtarin, ky është dënimi për portierin argjentinas

- Bota Sot

Goditi me grusht kundërshtarin, ky është dënimi për portierin argjentinas

Potieri i Real Zaragozas, Esteban Andrade ka mësuar dënimin pas grushtit që i dha futbollistit të Huescas, Jorge Pulido.

Argjentinasi është pezulluar për 13 ndeshje moslojë, nga Komiteti Disiplinor i la Ligas.

Një ndeshje pezullim për shkak të kartonit dhe 12 ndeshje pezullim për shkak të goditjes me grusht, thuhet në vendim.

Portieri, në momentet e fundit të derbit, tashmë me karton të verdhë, shkoi për të protestuar ndaj një vendimi dhe përfundoi duke e shtyrë Pulidon.

Gjyqtari Damaso Arcediano i tregoi kartonin e dytë të verdhë, duke e përjashtuar, dhe Andrada humbi durimin, duke vrapuar dhe duke i dhënë një grusht brutal Pulidos, “duke i shkaktuar një hematomë në mollëzën e majtë”, një aspekt kyç për sanksionin që gjyqtari e regjistroi në raportin e tij.



Read it all at Bota Sot