Kur mbeten edhe pesë javë nga fundi i sezonit në Segundona Divizion, Almeria renditet në vendin e dytë dhe është në rrugë të mbarë për t’u ngjitur në La Liga.
Ky klub ka qenë në qendër të vëmendjes në muajt e fundit, pasi Cristiano Ronaldo është pronar i 25% të aksioneve të klubit.
Almeria pritet të jetë shumë aktive gjatë merkatos së verës, pasi synimi i klubit është jo vetëm garimi në elitë, por edhe kualifikimi për sezonin e ardhshëm në Kupat e Europës.
Mediet spanjolle zbulojnë se një nga emrat që ka sugjeruar Cristiano Ronaldo për ta sjellë tek Almeria është Casemiro, ish-shoku i tij në kohën kur luanin të dy te Real Madrid. Braziliani do të largohet si lojtar i lirë në fund të këtij sezoni nga Manchester United dhe gjasat për një rikthim në La Liga dhe këtë aventurë të re, janë shumë të mëdha.