Përcaktohen finalet e mëdha, luhen më 8 maj në “Shtëpinë e Futbollit”

- Bota Sot

Përcaktohen finalet e mëdha, luhen më 8 maj në “Shtëpinë e Futbollit”

Janë përcaktuar finalet e turneut “Replay Snack Elka Cup 2026” për kategoritë e djemve dhe vajzave.

Pas dy ditëve me gjysmëfinale emocionuese në “Shtëpinë e Futbollit”, tashmë janë zbuluar çiftet finaliste të këtij turneu të shkollave, i organizuar nga FSHF në bashkëpunim me Shoqatat Rajonale, Ministrinë e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Ministrinë e Arsimit, si edhe me mbështetjen e kompanisë “Elka”.

Në kategorinë e djemve, finalja e madhe do të luhet mes gjimnazit “Petro Nini Luarasi” të Tiranës dhe “Perikli Ikonomi” të Fierit. Ndërsa në kategorinë e vajzave, për trofeun do të përballen shkolla 9-vjeçare “Mervete Peza” e Tiranës dhe “Urani Rumbo” e Gjirokastrës.

Finalet do të zhvillohen më 8 maj në “Shtëpinë e Futbollit”, ku pritet një atmosferë e zjarrtë dhe një pjesëmarrje e lartë nga nxënësësit e këtyre shkollave.

Ndërkohë, më 4 maj do të luhen ndeshjet për vendin e tretë dhe të katërt. Në kategorinë e djemve, gjimnazi “Prenk Jakova” i Shkodrës do të përballet me “Themistokli Gërmenji” të Korçës, ndërsa në kategorinë e vajzave, shkolla 9-vjeçare “At Shtjefën Gjeçovi” e Lezhës do të ndeshet me “Naim Frashëri” të Korçës.

Rezultatet e gjysmëfinaleve (Djem)

“Petro Nini Luarasi” (Tiranë) 2–0 “Prenk Jakova” (Shkodër)

“Themistokli Gërmenji” (Korçë) 1–1 “Perikli Ikonomi” (Fier) (3-4 me penallti)

Finalja:

“Petro Nini Luarasi” (Tiranë) – Perikli Ikonomi (Fier), 8 maj, “Shtëpia e Futbollit”

Vendi i tretë /katërt (djem)

“Prenk Jakova” (Shkodër) – “Themistokli Gërmenji” (Korçë), 4 maj, “Shtëpia e Futbollit”

Rezultatet e gjysmëfinaleve (Vajza)

“Mervete Peza” (Tiranë) 1–1 “Atë Shtjefën Gjeçovi” (Lezhë) (3-2 me penallti)
“Naim Frashëri” (Korçë) 0–2 “Urani Rumbo” (Gjirokastër)

Finalja (vajza):

“Mervete Peza” (Tiranë) – “Urani Rumbo” (Gjirokastër), 8 maj, “Shtëpia e Futbollit”

Vendi i tretë/katërt (vajza)

“Atë Shtjefën Gjeçovi” (Lezhë) – “Naim Frashëri” (Korçë), 4 maj, “Shtëpia e Futbollit”



Read it all at Bota Sot