Zjarri i tmerrshëm në Rusi shuan jetën e rreth 200 qenve në një strehë kafshësh

- Bota Sot

Zjarri i tmerrshëm në Rusi shuan jetën e rreth 200 qenve në një strehë kafshësh

Rreth 200 qen kanë ngordhur pas një zjarri që përfshiu një ndërtesë ku ata strehoheshin në Nizhny Novgorod, në Rusi.

Sipas mediave lokale, në ndërtesë ndodheshin qen të racës Chihuahua.

Flakët janë përhapur me shpejtësi dhe kanë përfshirë të gjithë godinën përpara se të vihej nën kontroll.

Zjarrfikësit kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, por nuk kanë mundur të shpëtojnë kafshët për shkak të intensitetit të zjarrit.

Deri tani nuk dihen shkaqet që çuan në rënien e flakëve, ndërsa autoritetet po hetojnë ngjarjen.



Read it all at Bota Sot