Alvarez te Barcelona? Presidenti i Aleticos ‘u pret krahët’ katalanasve

- Bota Sot

Alvarez te Barcelona? Presidenti i Aleticos ‘u pret krahët’ katalanasve

Presidenti i Atlético Madridit, Enrique Cerezo, ka dhënë një mesazh të qartë dhe të prerë për të ardhmen e Julián Álvarez-it, duke hedhur poshtë çdo zë për një largim të mundshëm të sulmuesit argjentinas.

Në prag të gjysmëfinales së UEFA Champions League ndaj Arsenalit, Cerezo ka folur për disa çështje të rëndësishme që rrethojnë klubin madrilen, përfshirë edhe debatet nga Anglia mbi gjendjen e fushës në stadiumin “Metropolitano”.

“Me shumë mundësi nuk kanë ardhur ta shohin. Fusha është perfekte, terreni është fantastik. Nuk e di për çfarë ankohen”, u shpreh ai, duke u dhënë fund polemikave për kushtet e stadiumit.

Më pas, presidenti i “Los Colchoneros” u ndal te sfida e madhe europiane, duke theksuar rëndësinë e ndeshjes: “Nëse e mposhtim Arsenalin mund të shërojmë një plagë të madhe, por për ta arritur duhet të luajmë mirë dhe të jemi të përqendruar. Kjo është ajo që presim nga lojtarët tanë”.

Megjithatë, deklarata më e fortë erdhi për të ardhmen e Álvarez, i cili është lidhur së fundmi me zëra largimi. Cerezo ishte kategorik:

“Është lojtar i Atlético Madridit. Sot, nesër, pasnesër dhe edhe sezonin e ardhshëm. Të vazhdohet të flitet për këtë nuk i bën mirë askujt”.

Me këto fjalë, drejtuesi madrilen ka mbyllur çdo diskutim për një largim të mundshëm të sulmuesit argjentinas, duke konfirmuar se ai mbetet pjesë e rëndësishme e projektit të klubit.



Read it all at Bota Sot