Prishtina 01 e fiton Kupën e Kosovës

- Bota Sot

Prishtina 01 e fiton Kupën e Kosovës

Prishtina 01 ka fituar Kupën e Kosovës në futsall, pasi mposhti Liqeni me rezultat 6:3 në finalen e zhvilluar sot.

Ndeshja finale ishte spektakolare dhe e mbushur me gola, sidomos në pjesën e parë që përfundoi me epërsinë 4:3 për Prishtinën 01.

Të dyja skuadrat treguan lojë të hapur dhe ritëm të lartë, duke dhuruar një duel mjaft të luftuar për trofeun.

Në pjesën e dytë, Prishtina 01 arriti të menaxhojë më mirë lojën dhe të shënojë edhe dy gola të tjerë, duke vulosur fitoren dhe ngritjen e trofeut.



Read it all at Bota Sot