Intervista “The Rest Is Politics”: Vuçiç - Pozicion i pandryshuar për Kosovën dhe blof pragmatizmi me Europën

- Bota Sot

Intervista “The Rest Is Politics”:  Vuçiç - Pozicion i pandryshuar për Kosovën dhe blof pragmatizmi me Europën

Në intervistën e tensionuar në “The Rest Is Politics”, Presidenti serb Aleksandar Vuçiç u përball me pyetje të drejta nga Alastair Campbell dhe Rory Stewart, por mbeti i ngurtë dhe i pandryshuar në qëndrimin e tij për Kosovën, thonë komentatorët.

Pavarësisht premtimeve për “pragmatizëm” dhe “orientim drejt së ardhmes”, ai vazhdon ta trajtojë Kosovën si territor serb të humbur padrejtësisht, duke e quajtur bombardimin e NATO-s 1999 “agresion kundër një shteti sovran” që shkel rezolutën 1244 të OKB-së.

Vuçiç insistoi se Perëndimi hapi “Kutinë e Pandorës” duke ndryshuar kufij, duke ia dhënë shembull Rusisë në Ukrainë. Ai thekson hidhërimin e thellë të popullit serb ndaj “19 shteteve më të fuqishme” që sulmuan Serbinë pa arsye humanitare të vërteta, por për të shkëputur 14% të territorit. Edhe pse pranon se ka ndryshuar personalisht nga nacionalizmi drejt ekonomisë dhe hapjes së kufijve, ai refuzon kategorikisht të “harrojë të kaluarën” duke e krahasuar me Ukrainën dhe Krimesë. 

Komentatorët e kësaj interviste thanë se ky qëndrim i Viçiçit tregon një mungesë të vërtetë reflektimi, megjithse ai pranon krime lufte nga të dyja anët, por nuk pranon realitetin e Kosovës si shtet i pavarur të njohur nga shumica e botës.

Intervista tregon se Vuçiç kërkon të bëjë një balancim gjeopolitik si taktikë. 

Serbia të lë përshtypjen me këtë intervistë se ajo "luan" me Rusinë dhe Kinën për të pasë një levë, ndërkohë, që kërkon anëtarësim në BE pa kushtin kryesor njohjen e Kosovës. 

Vuçiç paralajmëron se vonesat e BE-së mund t’i hapin rrugë SHBA-së për ndikim në Ballkan, por intervista zbulon një kontradiktë të qartë se ai dëshiron përfitimet europiane pa kompromis historik. 

Kjo nuk është pragmatizëm, por një strategji e kalkuluar për të mbajtur Kosovën nën presion dhe për të ruajtur narrativën viktimë serbe.

Implikimet kritike për rajonin sipas kësaj interviste treguan se ky qëndrim i pandryshuar i Vuçiç-it pengon paqen e vërtetë në Ballkan. Ai mbron interesat serbe me inteligjencë taktike, por duke mos pranuar realitetin e Kosovës, ai rrezikon të mbajë të ngrira tensionet dhe të ndalojë integrimin rajonal. 

Për Shqipërinë dhe Kosovën, kjo intervistë është alarm se nuk mund të presim nga Serbia një ndryshim thelbësor. Dy vendet Kosova dhe Shqipëria duhet të forcojnë unitetin e tyre, dhe sa më shumë qasjen e tyre me SHBA dhe me institucionet europiane dhe ekonominë, pa u mashtruar nga lojërat e balancimit të Beogradit.

Vuçiç po provon si të tregojë edhe nga kjo intervistë të dalë si lider i zgjuar që mbron narrativën e vjetër serbe me fjalë moderne, por pa asnjë hap real drejt kompromisit. 

Pyetja "1 milion dollarë" është :A mund Serbia të hyjë në BE pa njohur Kosovën? 

Në të njëjtën kohë që edhe në intervistën e tensionuar në “The Rest Is Politics”, Presidenti serb Aleksandar Vuçiç u përball me pyetje të drejta nga Alastair Campbell dhe Rory Stewarti ai sugjerojë  se jo, dhe se kjo ngurtësi historike do të mbetet pengesë e madhe. 

Letra Vuçiç & Rama duket si një akt i rrezikshëm bashkëpunimi 

Pak javë para kësaj interviste, më 28 shkurt 2026, Edi Rama dhe Aleksandar Vuçiç botuan një letër të përbashkët (op-ed) në gazetën prestigjioze gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung. 

Në të, ata propozojnë një “anëtarësim gjysmak” në BE, hyrje të shpejtë në tregun e përbashkët dhe zonën Schengen, por pa të drejtë vetoje, pa komisionerë dhe pa deputetë në Parlamentin Europian.

Sipas analistëtve të këtyre çështjeve kjo letër është parë si shumë problematike, aqsa dhe vetë disa zyrtar të lart u treguan të rezervuar. Rama, duke u bashkuar me Vuçiç-in – një lider që ende nuk e njeh Kosovën dhe vazhdon ta minojë atë i jep oksigjen diplomatik Beogradit pikërisht kur Serbia ka nevojë të shmangë presionin për njohje. Në vend që të kërkojë anëtarësim të plotë me plotësimin e kritereve (duke përfshirë njohjen e Kosovës), Rama pranon një status të dorës së dytë që mund t’i lejojë Serbisë të hyjë në BE pa zgjidhur çështjen e Kosovës. 

Kjo nuk është vetëm naivitet, por një lëvizje që minon pozitat e Kosovës dhe unitetin shqiptar. 

Disa kritikët në Shqipëri e Kosovë e shohin si një “borxh” të Ramës ndaj Vuçiç-it nga koha e Ballkanit të Hapur, që tani po paguhet në kurriz të interesave kombëtare. 

"Letra ngjall alergji të justifikuar në Kosovë, sepse forcon idenë se Serbia mund të shpërblehet pa kompromis historik."

Implikimet kritike për rajonin, duket se vinë nga ky qëndrim i pandryshuar i Vuçiç-it, i mbështetur edhe nga Rama në letër, pengon paqen e vërtetë në Ballkan. 

Ai(Vuçiç) edhe kësaj radhe mbron interesat serbe me inteligjencë taktike, por duke mos pranuar realitetin e Kosovës, ai rrezikon të mbajë të ngrira tensionet dhe të ndalojë integrimin rajonal. 

Për Shqipërinë dhe Kosovën, kjo intervistë dhe letra janë alarm se nuk mund të presin nga Serbia një ndryshim thelbësor. 

Koha është që Shqipëria e Kosova të ndërtojnë vet të ardhmen shqiptare me dinjitet, pa pritur miratim nga ata që ende jetojnë në të kaluarën.



Read it all at Bota Sot