E trishtë: Ky është personi që vd*iq pasi e zuri kamioni në komunën e Gjakovës

- Gazeta e Prizrenit

E trishtë: Ky është personi që vd*iq pasi e zuri kamioni në komunën e Gjakovës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Meqë të Gjakovës, ku një punëtor ka humbur jetën tragjikisht gjatë procesit të punës, raporton Sinjali.

Viktima është Sadri Lokaj nga fshati Sllup.

Lidhur me rastin ka folur zëdhënësja e Policisë për rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi, e cila bëri të ditur se rreth orës 09:55 kanë pranuar informatën për incidentin.

Sipas saj, bazuar në hetimet fillestare, dyshohet se shoferi i një kamioni ka humbur kontrollin mbi mjetin transportues, me ç’rast kamioni ka rrëshqitur.

Pas këtij rasti tragjik, Policia ka ndaluar edhe një të dyshuar për 48-orë, me vendim të prokurorit.

“Me vendim të prokurorit, lidhur me rastin e incidentit të sotëm, personi i dyshuar, pas intervistimit nga Njësia Rajonale e Hetimeve, është ndaluar për 48 orë”, ka thënë zyrtarja për informim në Policinë e Gjakovës, Vlera Krasniqi.



Read it all at Gazeta e Prizrenit