Në procesin gjyqësor ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe të tjerëve, lidhur me akuzat për vepra kundër administrimit të drejtësisë, ka dëshmuar drejtoresha e Fonetikës Ligjore të Australisë dhe profesoresha e asociuar në Universitetin e Anglisë së Re, Helen Fraser.
“Unë jam përfshirë në shumë çështje ku kam qenë e shqetësuar se provat mund të ishin çorientuar,” tha ajo, duke theksuar se puna e saj lidhet me analizën shkencore të materialeve audio dhe transkripteve në proceset penale.
Ajo shtoi gjithashtu: “Unë jam kërkuese, jo eksperte në dhënien e dëshmive, por jam shumë kërkuese,” duke theksuar qasjen e saj akademike dhe metodologjike në vlerësimin e provave.