“S’e kemi propozuar Nait Hasanin e as të tjerët”, Totaj thotë se në listë nuk janë ata që dyshohen për manipulim me vota

- Gazeta e Prizrenit

“S’e kemi propozuar Nait Hasanin e as të tjerët”, Totaj thotë se në listë nuk janë ata që dyshohen për manipulim me vota

Nait Hasani nga Partia Demokratike e Kosovës, i cili në zgjedhjet e 28 Dhjetorit ishte në mesin e personave ku dyshohet për manipulim të votave të tij, ka deklaruar se është propozuar për deputet nga dega e PDK-së në Prizren. Por një gjë të tillë e ka demantuar kryetari Shaqir Totaj.

Sa i përket çështjes së vjedhjes së votave në Prizren, Totaj tha se;

“Derisa të qartësohet në aspektin ligjor kemi konsideru që PDK dega në Prizren duhet të reflektojë, dhe ata persona në këto zgjedhje të mos jenë pjesë e garës, ndërsa në zgjedhjet tjera kur të qartësohet në aspektin ligjor të rikthehen në detyrat e tyre…”, tha ai në një lidhje direkte në T7.

“Procesi si i tillë ka qenë i komprometuar dhe ne natyrisht që do reflektojmë”, shtoi ai.



Read it all at Gazeta e Prizrenit