Parashikimi i motit për të mërkurën, 13.05.

- Gazeta e Prizrenit

Parashikimi i motit për të mërkurën, 13.05.

Të mërkurën, gjatë orëve të para të 24-orëshit, pritet depërtimi i një fronti të ftohtë, i cili do të sjellë lokalisht rrebeshe kalimtare shiu dhe fuqizim të përkohshëm të erës.

Ndërkohë, pjesa e parë e ditës do të vijojë me mot kryesisht të vranët dhe me mundësi për ndonjë reshje të izoluar, ndërsa gjatë orëve të pasdites dhe mbrëmjes pritet që vranësirat të marrin karakter zhvillimi, duke sjellë rrebeshe lokale shiu të shoqëruara edhe me ndonjë shkarkesë elektrike.

Era do të fryjë nga drejtime të ndryshme, por më dominuese nga veriu. Gjatë kalimit të frontit në orët e para të 24-orëshit, ajo herë pas here pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 15–50 km/h. Pas këtij intervali kohor, intensiteti i saj do të bjerë.

Temperaturat do të pësojnë ulje të theksueshme, me minimale që do të lëvizin nga 6 deri në 9°C, ndërsa maksimalet nga 13 deri në 16°C. /MK



Read it all at Gazeta e Prizrenit