E rëndë: Gjendet pa shenja jete 55-vjeçarja në Deçan, që ishte raportuar e zhdukur prej dy ditësh

- Gazeta e Prizrenit

E rëndë: Gjendet pa shenja jete 55-vjeçarja në Deçan, që ishte raportuar e zhdukur prej dy ditësh

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Deçanin, ku është gjetur e vdekur 55-vjeçarja që ishte raportuar e zhdukur më 12 maj.

Vdekja e 55-vjeçares është konfirmuar nga familjarët e saj, pasi ajo ishte raportuar e zhdukur prej dy ditësh.

Trupi i pajetë u gjet gjatë ditës së sotme, ndërsa rrethanat e ngjarjes ende nuk janë bërë publike. Autoritetet kompetente kanë nisur hetimet për të sqaruar plotësisht rastin.

Rasti ka shkaktuar dhimbje dhe reagime të shumta në qytet, teksa familjarët dhe të afërmit janë përballur me lajmin tragjik pas kërkimeve për gjetjen e saj.



Read it all at Gazeta e Prizrenit