Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për vjedhje

- Gazeta e Prizrenit

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për vjedhje

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një personi të dyshuar për përfshirje në veprën penale “Shpërdorim i pasurisë”.

Sipas njoftimit, kërkesa është bërë nga Sektori i Hetimeve me autorizim të prokurorisë kompetente.

Njoftimi i plotë:

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë – Stacioni Policor në Gjakovë, me autorizim të Prokurorit të Shtetit, kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin dhe lokalizimin e personit të dyshuar lidhur me veprën penale “Shpërdorim i pasurisë”.

Në kuadër të hetimeve për këtë rast, dhe me autorizim të Prokurorit të Shtetit, publikohet video-incizimi i personit të dyshuar, e cila dyshohet se më 16.09.2025 ka përvetësuar në mënyrë të kundërligjshme një shumë parash nga një bankomat.

Policia e Kosovës fton të gjithë qytetarët që posedojnë informacione të cilat mund të ndihmojnë në identifikimin apo lokalizimin e personit në fjalë, të kontaktojnë Policinë e Kosovës përmes numrit emergjent 192, aplikacionit “Lajmëro Policinë” ose në stacionin më të afërt policor. Të gjitha informacionet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë falënderon qytetarët për bashkëpunimin dhe kontributin e tyre në zbardhjen e rasteve dhe në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike



Read it all at Gazeta e Prizrenit