Kurti emëron Bedrija Ejupagiqin zëvendësministër të Infrastrukturës dhe Transportit

- Gazeta e Prizrenit

Kurti emëron Bedrija Ejupagiqin zëvendësministër të Infrastrukturës dhe Transportit

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar Bedrija Ejupagić në pozitën e zëvendësministrit në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Transportit.

“Kryeministri në detyrë Kurti e uroi z. Ejupagić për detyrën e re dhe i dëshiroi suksese në përmbushjen e përgjegjësive të reja”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.

Bedrija Ejupagiq i takon partisë boshnjake NDS, e drejtuar nga Emilja Rexhepi.



Read it all at Gazeta e Prizrenit