Mjekët e QKMF-së në Prizren pa mjetet përkrahëse dhe vonesa për shujtat

- Gazeta e Prizrenit

Mjekët e QKMF-së në Prizren pa mjetet përkrahëse dhe vonesa për shujtat

Mjekët e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Prizren nuk i kanë marrë mjetet përkrahëse financiare, për shkak të vonesave në ekzekutimin e pagesave nga Ministria e Shëndetësisë, shkruan Gazeta e Prizrenit.

Sipas burimeve brenda këtij institucioni, bëhet fjalë për përkrahjen ( stipendioneet ) që në vlerë prej 150 euro ndahen për mjekët që nuk e ushtrojnë veprimtarinë e tyre edhe privatisht. Këto mjete zakonisht jepen dy herë në vit, çdo gjashtë muaj, mirëpo kësaj radhe ato nuk janë ekzekutuar siç ishte paraparë në fund të vitit të kaluar.

Përveç kësaj, mjekët nuk kanë marrë as kompensimet për shujta, të cilat po ashtu janë shtyrë prej disa muajsh. Kjo situatë ka shkaktuar pakënaqësi për stafin shëndetësor, i cili megjithatë vazhdon të punojë në kushte të njëjta pavarësisht vonesave.

Jozyrtarisht, dyshohet se këto vonesa lidhen me çështje financiare të Komunës së Prizrenit, konkretisht me një shumë prej rreth 2 milionë eurosh që thuhet se janë tërhequr nga përmbaruesi. / Gazeta e Prizrenit /



Read it all at Gazeta e Prizrenit