Prizren: Zbulohet fishekzjarre të padeklaruara

- Gazeta e Prizrenit

Prizren: Zbulohet fishekzjarre të padeklaruara

Dogana e Kosovës ka zbuluar një rast të deklarimit të pasaktë të mallrave gjatë kontrollit doganor në zyrën doganore, në Prizren.

Gjatë ekzaminimit të një dërgese të importuar, zyrtarët doganorë kanë konstatuar mospërputhje ndërmjet deklarimit doganor dhe gjendjes faktike të mallit. Malli ishte deklaruar si qirinj, ndërsa pas kontrollit fizik është vërtetuar se bëhej fjalë për fishekzjarrë.
 

Përveç klasifikimit të gabuar tarifor, është konstatuar se për mallin në fjalë kërkohet edhe licencë për import të mjeteve plasëse, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Sipas vlerësimeve preliminare, shmangia e obligimeve doganore dhe tatimore si rezultat i deklarimit të gabuar arrin në mbi 2500 euro.

Lidhur me rastin është iniciuar procedurë për kundërvajtje doganore sipas dispozitave të kodit doganor dhe të akcizave.

Dogana e Kosovës deklaron se mbetet e përkushtuar në luftimin e deklarimeve të pasakta, mbrojtjen e sigurisë publike dhe garantimin e zbatimit të drejtë të legjislacionit doganor.

Lexo edhe:



Read it all at Gazeta e Prizrenit