Manipulimet e konstatuara në zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit, po vlerësohet se duhet shihet me kujdes në zgjedhjet që pritet të mbahen së shpejti. Njohësit e zgjedhjeve kërkojnë që komisionerët e dyshuar të largohen nga angazhimi në zgjedhjet e ardhshme, në mënyrë që procesi ë përfundoi sa më shpejtë.
Këta, kërkohet të mos kenë vend në procesin e ri zgjedhor të 7 qershorit, e numërimi të mos tejzgjatjet.
“KQZ-ja nuk duhet të lejojë që komisonerët e njëjtë dhe të cilët janë duke u hetuar nga ana e prokurorisë për manipulim të procesit zgjedhor që të njëjtit të mos përfshihen më, ky është hapi i parë qe e vendos një preventivë të mos abuzimit dhe mos keqpërdorimit të rezultateve dhe vullnetit të qytetarëve”, ka thënë Bugaqku.
Në numërimin e votave, rol të rëndësishëm kanë vëzhguesit e partive politike.
Prandaj, politologu Adrian Zeqiri thotë se në këtë drejtim duhet të ketë më shumë angazhim nga partitë politike.
“Shpresoj që partitë politike kanë marr hapat e duhur për me e ruajt votën e kandidatëve brenda partisë, sepse kjo votë herën e fundit ishte devijuar në përmasa të jashtëzakonshme. Është në interesin e tyre që vota të duhet dhe komisionerët që kanë qenë të përfshirë të mos përfshihen në këto zgjedhje”, u shpreh Zeqiri.
Në zgjedhjet e fundit parlamentare të 28 dhjetorit, procesi shkoi në rinumërim total, teksa u konstatua se në mijëra raste u devijua vullneti qytetarë.
Madje për këtë, mbi 100 komisonerë përfunduan nën pranga, nën dyshimet për manipulim votash./teve1/