Kujdes nga eurot false në Prizren: Deponohen mbi 300 monedha në Bankën Ekonomike, të dyshuara si të falsifikuara

- Gazeta e Prizrenit

Kujdes nga eurot false në Prizren: Deponohen mbi 300 monedha në Bankën Ekonomike, të dyshuara si të falsifikuara

Një rast i dyshuar i falsifikimit të parasë është zbuluar në Prizren, pasi në një bankë janë identifikuar qindra monedha metalike euro që dyshohet se janë false, raporton Gazeta Sinjali.

Burime të Sinjalit bëjnë të ditur se më 20 maj 2026 rreth orës 10:30, në Stacionin Policor në Prizren është paraqitur D.K, zyrtar i Bankës Ekonomike, i cili ka raportuar rastin tek autoritetet.

Sipas deklarimit të tij, në data të ndryshme persona të ndryshëm kanë deponuar në bankë gjithsej 323 monedha metalike prej 2 eurosh, për të cilat ekziston dyshimi se janë të falsifikuara.

Pas pranimit të informacionit, Policia ka sekuestruar të gjitha monedhat e dyshuara dhe ato janë dorëzuar tek njësia e krimteknikës për ekzaminime të mëtejshme.


Lidhur me rastin është njoftuar hetuesi kujdestar dhe Prokurori i Shtetit, me urdhër të të cilit është iniciuar rasti “Falsifikim i parasë”.

Hetimet janë duke vazhduar për identifikimin e personave që kanë futur në qarkullim monedhat e dyshuara false.



Read it all at Gazeta e Prizrenit