Prokuroria Themelore në Prizren ka kërkuar nga Gjykata caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh, ndaj të pandehurve U.Z., dhe K.K., të cilët gjenden në ndalim 48 orësh, për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.
Me këto veprime, të pandehurit e lartëcekur, të dëmtuarën e kanë ngarkuar me kredi fiktive në vlerë prej 25,000 euro dhe procedurë përmbarimore, duke i shkaktuar dëm material në të njëjtën shumë.
Lidhur me rastin, janë kryer bastisje në shtëpitë dhe objektet përcjellëse të të dyshuarve, me ç’rast janë sekuestruar prova materiale dhe digjitale, të rëndësishme për zhvillimin e procedurës hetimore.
Prokuroria Themelore në Prizren vazhdon të mbetet e përkushtuar në luftën ndaj kriminalitetit, forcimin e sundimit të ligjit dhe vënien para drejtësisë të të gjithë atyre që bien ndesh me ligji.