Të hënën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira. Në ndonjë rajon mund të ketë reshje të izoluara, ndërsa gjatë orëve të para të 24-orëshit, mund të ketë rrebeshe kalimtare shiu në disa pjesë të Rrafshit të Kosovës.
Temperaturat do të shënojnë ngritje, me minimale që do të lëvizin prej 10 deri në 15°C, ndërsa ato maksimale prej 25 deri në 28°C. /MK