Çmimet e karburanteve – ja sa kushton nafta sot në Kosovë

- Gazeta e Prizrenit

Çmimet e karburanteve – ja sa kushton nafta sot në Kosovë

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë e Kosovës ka njoftuar se çmimet e derivateve të naftës në vend kanë mbetur të pandryshuara edhe për ditën e sotme.

Sipas njoftimit zyrtar, çmimi i naftës për një litër vazhdon të jetë 1.61 euro, ndërsa benzina kushton 1.53 euro për litër. Çmimi i gazit mbetet 0.75 euro për litër.

Këto çmime do të jenë në fuqi deri nesër në orën 10:00, kur pritet të bëhet rishikimi i ri i tyre nga autoritetet kompetente.


Autoritetet kanë bërë të ditur se monitorimi i tregut të derivateve vazhdon rregullisht për të shmangur luhatjet e pajustifikuara të çmimeve.



Read it all at Gazeta e Prizrenit