Sot, në mëngjes në xhamitë dhe në teqetë e rajonit të Prizrenit, është falur namazi i Bajramit të Vogël, ku qytetarët e shumtë kanë kryer faljen, raporton “Gazeta e Prizrenit”.
Kjo ditë e shenjtë njihet për sakrificën, solidaritetin dhe afërsinë shpirtërore me Zotin dhe me njerëzit në nevojë.
Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, ka bërë thirrje për unitet, dashuri dhe solidaritet gjatë ligjëratës së mbajtur në manifestimin qendror të Kurban Bajramit në Xhaminë e Madhe në Prishtinë, duke theksuar se Kosova ka nevojë urgjente për stabilitet politik e ekonomik, institucione funksionale dhe përgjegjësi shtetërore.
Në këtë kontekst, edhe përfaqësues fetarë, zyrtarë komunal dhe ata të subjekteve politike të Prizrenit, kanë uruar qytetarët e besimtarët islam për festën e Bajramit.
Në mënyrë tradicionale, pas faljes së Bajramit, në Prizren kanë vazhduar vizitat nëpër familje.
Në selinë e Këshillit të Bashkësisë Islame të Prizrenit do të organizohet pritje solemne.
Me këtë rast uron edhe redaksia e portalit “GazetaePrizrenit.net”:
Harmoni, mbarësi e çdo të mirë në familjen tuaj!
ME FAT!