Prizren: Arrestohet një person pasi i gjendet ar*ma gjatë kontrollit në qytet

- Gazeta e Prizrenit

Prizren: Arrestohet një person pasi i gjendet ar*ma gjatë kontrollit në qytet

Prizren, 27 maj 2026 – Një person është arrestuar në rrugën “Remzi Ademaj” në Prizren, pasi gjatë kontrollit policor tek ai është gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri, raporton Gazeta e Prizrenit.

Sipas informacioneve zyrtare, i dyshuari, mashkull kosovar, është ndaluar rreth orës 23:15, ndërsa policia ka sekuestruar një pistoletë dhe 14 fishekë.

Me urdhër të prokurorit kompetent, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti është iniciuar si “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës”.

Hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar.



Read it all at Gazeta e Prizrenit