Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se Policia e Kosovës ka shpallur procesin e gradimit për gradën Toger, me 157 pozita të hapura për zyrtarët policorë që plotësojnë kriteret ligjore dhe profesionale.
Sipas tij, të drejtë aplikimi kanë zyrtarët me së paku dy vite në gradën Rreshter, si dhe ata me gradën Polic i Lartë që kanë të paktën 10 vite përvojë aktive në Policinë e Kosovës.
“Ky proces shënon një tjetër hap konkret në reformimin dhe fuqizimin e sistemit të karrierës brenda policisë. Kështu garantohet më shumë mundësi avancimi për zyrtarët që për vite me radhë kanë shërbyer me profesionalizëm, integritet dhe përkushtim ndaj sigurisë publike”, ka shkruar Sveçla.
![]()
Afati për aplikim është deri më 12 qershor 2026.
Postimi i plote:
Suksese zyrtarëve policorë!
Sot, Policia e Kosovës ka shpallur procesin e gradimit për gradën Toger, me 157 pozita të hapura për zyrtarët policorë që plotësojnë kriteret ligjore dhe profesionale.
Të drejtë aplikimi kanë të gjithë zyrtarët policorë me së paku dy vite në gradën Rreshter, si dhe zyrtarët me gradën Polic i Lartë që kanë të paktën 10 vite përvojë aktive në Policinë e Kosovës. Afati për aplikim është deri më 12 qershor 2026.
Ky proces shënon një tjetër hap konkret në reformimin dhe fuqizimin e sistemit të karrierës brenda policisë. Kështu garantohet më shumë mundësi avancimi për zyrtarët që për vite me radhë kanë shërbyer me profesionalizëm, integritet dhe përkushtim ndaj sigurisë publike.
Për herë të parë po krijohet në praktikë mundësia që zyrtarët policorë të avancohen edhe në dy grada njëherazi, duke korrigjuar padrejtësitë dhe bllokadat e trashëguara që për një kohë të gjatë kanë penguar zhvillimin profesional të shumë pjesëtarëve të policisë.
Ndërtimi i një Policie bashkëkohore profesionale dhe me integritet fillon pikërisht nga garantimi i një sistemi të drejtë karriere. Pra, aty ku avancimi bazohet në meritë, përvojë dhe shërbim ndaj qytetarëve e Republikës krijohen kushtet për proges.
Suksese të gjithë zyrtarëve që do të aplikojnë dhe që prej shumë vitesh e kanë pritur këtë proces.
Pas këtij procesi do të vijojnë edhe proceset e tjera të gradimeve, në funksion të avancimit profesional, motivimit institucional dhe forcimit të mëtejmë të kapaciteteve të Policisë së Kosovës.