Kreditë bankare afrojnë 7 miliardë euro – qytetarët gjithnjë e më të zhytur në borxhe

- Gazeta e Prizrenit

Kreditë bankare afrojnë 7 miliardë euro – qytetarët gjithnjë e më të zhytur në borxhe

Sektori bankar në Kosovë ka shënuar rritje të mëtejshme të kreditimit, ku kreditë bruto kanë arritur në 6.96 miliardë euro në fund të prillit 2026, sipas të dhënave të publikuara nga Banka Qendrore e Kosovës (BQK).

Kjo shifër përfaqëson një rritje prej mbi 103 milionë euro krahasuar me muajin paraprak, duke reflektuar vazhdimin e kërkesës së lartë për kredi nga qytetarët dhe bizneset.

Sipas raportit, gjatë muajit prill janë dhënë 235.72 milionë euro kredi të reja, ndërsa norma mesatare e interesit është regjistruar në 6.88 për qind.

Në të njëjtën periudhë, edhe depozitat e klientëve kanë shënuar rënie të lehtë, duke zbritur në 7.84 miliardë euro, ndërsa asetet e bankave komerciale janë regjistruar në 9.76 miliardë euro.


BQK thekson se raporti kredi-depozita ka arritur në 88.71 për qind, duke treguar një nivel të lartë të aktivitetit kreditues në raport me kursimet e qytetarëve.

Ndërkohë, kapitali total i bankave ka arritur në 1.15 miliardë euro, ndërsa provizionet për kredi kanë shënuar rritje në 161.04 milionë euro.



Read it all at Gazeta e Prizrenit