Java e ardhshme me mot të ndryshueshëm

- Gazeta e Prizrenit

Java e ardhshme me mot të ndryshueshëm

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se java e ardhshme do të karakterizohet nga mot i ndryshueshëm, me intervale me diell dhe zhvillim të vranësirave, të cilat vende-vende do të sjellin reshje lokale shiu, shkarkesa elektrike dhe lokalisht breshër.

Sipas IHMK-së, temperaturat do të mbeten mbi mesataren klimatologjike për këtë periudhë, ndërsa lagështia në tokë do të vazhdojë të jetë e favorshme për shumicën e kulturave bujqësore.

Instituti ka theksuar se cilësia e ajrit pritet të mbetet kryesisht e mirë, ndërsa indeksi UV gjatë orëve të mesditës do të arrijë vlera të larta, duke rekomanduar kujdes gjatë ekspozimit në diell.

Parashikimi sipas ditëve:

Të hënën – Mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Gjatë ditës vranësirat do të zhvillohen dhe vende-vende mund të sjellin reshje shiu me shkarkesa elektrike (rrufe), ndërsa në disa zona nuk përjashtohet edhe breshëri. Temperaturat minimale 9 deri 12°C, maksimalet 26 deri 29°C. Era nga veriperëndimi 1–11 m/s.


Të martën – Mot me diell dhe vranësira të dendura. Vende-vende reshje shiu me rrufe dhe lokalisht breshër. Temperaturat minimale 10 deri 13°C, maksimalet 22 deri 26°C. Era nga verilindja 1–12 m/s.

Të mërkurën – Mot me diell dhe vranësira të shpërndara, me mundësi për riga shiu. Temperaturat minimale 10 deri 13°C, maksimalet 24 deri 27°C. Era nga verilindja 1–6 m/s.

Të enjten – Mot me diell dhe vranësira të dendura, vende-vende reshje shiu. Temperaturat minimale 11 deri 14°C, maksimalet 21 deri 25°C. Era nga verilindja 1–7 m/s.

Të premten – Mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale 10 deri 13°C, maksimalet 22 deri 26°C. Era nga veriperëndimi 1–4 m/s.



Read it all at Gazeta e Prizrenit