Rra*hje në Drenoc të Malishevës – dy persona përfundojnë në spital, njëri dërgohet në QKUK

- Gazeta e Prizrenit

Rra*hje në Drenoc të Malishevës – dy persona përfundojnë në spital, njëri dërgohet në QKUK

Një përleshje fizike mes dy personave ka ndodhur gjatë fundjavës në fshatin Drenoc të Malishevës, duke përfunduar me ndërhyrjen e Policisë dhe dërgimin e të lënduarve për trajtim mjekësor, raporton Gazeta Sinjali.

Burime të Sinjalit bëjnë të ditur se dy persona janë përfshirë në një konflikt që ka eskaluar në dhunë fizike, ku të dy kanë pësuar lëndime trupore.

Si pasojë e gjendjes shëndetësore, njëri nga të përfshirët është transferuar nga spitali rajonal për trajtim të specializuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në Prishtinë.

Policia ka intervenuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur veprimet hetimore për të sqaruar rrethanat dhe motivet e përleshjes.

Rasti është duke u trajtuar nga organet kompetente, ndërsa pritet që pas intervistimit të palëve të përcaktohet edhe kualifikimi juridik i veprës.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata



Read it all at Gazeta e Prizrenit