Shkurte Fejza fotografohet nga Fadil Berisha, shfaqet elegante dhe plot hijeshi

- Gazeta e Prizrenit

Shkurte Fejza fotografohet nga Fadil Berisha, shfaqet elegante dhe plot hijeshi

Këngëtarja e mirënjohur e muzikës shqiptare, Shkurte Fejza, ka tërhequr vëmendjen e publikut me një fotografi të re të realizuar nga fotografi i njohur Fadil Berisha, ku shfaqet elegante dhe plot hijeshi.

E veshur me një fustan të kuq me detaje të zeza, artistja e njohur përcjell klas, qetësi dhe vetëbesim, duke dëshmuar edhe një herë pse mbetet një nga figurat më të dashura të skenës muzikore shqiptare.

Krahas fotos së publikuar këngëtarja ka emocionuar ndjekësit me një dedikim për fotografin me famë ndërkombëtare, duke e cilësuar atë si “një njeri me zemër të madhe” dhe një mbështetës të palëkundur të artistëve shqiptarë.

“Fadil Berisha një njeri me zemër të madhe. Sërish u gjinda para aparatit fotografik te Fadil Berishes. Si gjithmonë u ndava shumë e emocionuar. Qe para 20 vitesh kam patur fatin te realizoj fotografi me te dhe ajo ndjesi respekti e profesionalizmi mbetet po e njëjtë.

Mikpritës, zemërgjerë, nje artist i madh dhe një njeri që gjithmonë e ka derën dhe zemren hapur per artistet shqiptar ne Amerike. Nje emër qe i ka dhënë prestigj fotografisë shqiptare. Artistë, modele dhe personalitete me famë botërore i besojnë objektivit te tij.

Mirënjohje per përkrahjen, dhe dashurinë njerzore qe u jep bashkëkombësve te tij”, ka shkruar ajo./IO



Read it all at Gazeta e Prizrenit