Një person është arrestuar nën dyshimin për keqpërdorim dhe mashtrim në një aktivitet të prokurimit publik, si dhe falsifikim të dokumenteve, ka njoftuar Prokuroria Themelore në Prishtinë, raporton Sinjali.
Sipas njoftimit, arrestimi është realizuar në koordinim me Policinë e Kosovës, përkatësisht Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Prishtinë, pas veprimeve hetimore lidhur me dyshimet për keqpërdorim në një aktivitet prokurimi për furnizime me pajisje në Policinë e Kosovës.
I dyshuari, me inicialet N.R., po hetohet për veprat penale “Keqpërdorimi dhe Mashtrimi në Prokurim Publik” nga neni 415 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës, si dhe “Falsifikimi i dokumenteve” nga neni 390 i KPRK-së.