Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur të dielën në Uznach të Zvicrës, ku një shtetas kosovar është plagosur rëndë gjatë një sulmi me objekt të mprehtë.
Sipas mediave lokale, sulmi ka ndodhur në Grynaustrasse, ku një 25-vjeçar kosovar dyshohet se është goditur me një mjet të mprehtë.
Policia kantonale e St. Gallenit e ka gjetur të riun në një dyqan pranë banesës së tij. Ai ka marrë ndihmën e parë mjekësore në vendngjarje, ndërsa më pas është transportuar në spital me lëndime që dyshohet se rrezikojnë jetën.
Siç raporton “20minuten.ch”, në kuadër të hetimeve të menjëhershme është arrestuar një 40-vjeçar zviceran, i cili dyshohet se ka qenë i përfshirë në sulm.
Sipas hetimeve paraprake, i dyshuari dyshohet se ka hyrë në apartamentin e 25-vjeçarit dhe e ka sulmuar atë me një objekt të mprehtë.
Motivi dhe rrethanat e sakta të ngjarjes mbeten ende të paqarta, ndërsa hetimet po vazhdojnë.