Dy nga emrat më të njohur të Partisë Demokratike të Kosovës dhe deputetë të legjislaturës së fundit, Xhavit Haliti dhe Nait Hasani, aktualisht ndodhen jashtë zonës së mandateve, bazuar në rezultatet e deritashme të numërimit të votave.
Aktualisht, PDK-ja projektohet të ketë 24 mandate deputetësh në Kuvendin e Kosovës. Megjithatë, situata mbetet e hapur pasi ende nuk janë numëruar të gjitha votat, përfshirë ato të diasporës, të cilat mund të ndikojnë ndjeshëm në renditjen përfundimtare të kandidatëve.
Njohës të proceseve zgjedhore vlerësojnë se me përfshirjen e votave nga diaspora, PDK-ja mund të humbasë një ose edhe dy mandate, gjë që do ta vështirësonte edhe më shumë mundësinë e rikthimit të Halitit dhe Hasanit në kuvend.
Përderisa numërimi vazhdon, mbetet të shihet nëse dy veteranët e politikës dhe të luftës do të arrijnë të përmbysin diferencën ose nëse legjislatura e ardhshme do të jetë pa dy nga figurat më jetëgjata të PDK-së në parlament./IO