Prizren: Humb jetën një person në aksident

- Gazeta e Prizrenit

Prizren: Humb jetën një person në aksident

Sot, më datë 10 qershor 2026, rreth orës 10:00, është raportuar për një aksident trafiku në rrugën “Faik Konica” në Prizren.

Deri te aksidenti ka ardhur kur një automjet udhëtarësh ka goditur një biçiklist me pjesën e përparme të automjetit.

Si pasojë e aksidentit, biçiklisti, mashkull 78-vjeçar, ka pësuar lëndime të rënda trupore. Njësitet policore dhe ekipi i emergjencës kanë dalë menjëherë në vendngjarje, ku viktimës i është ofruar ndihma e parë mjekësore dhe më pas është transportuar për trajtim në QKUK në Prishtinë.

Pas disa orësh, si pasojë e lëndimeve të marra, viktima ka humbur jetën.
Për rastin është njoftuar prokurori kujdestar me urdhër te te cilit ngasësi i dyshuar mbahet në ndalim policore dhe me urdhër të tij trupi i pajet dërgohet për autopsi.

Policia, në bashkëpunim të ngushtë me prokurorin e shtetit, është duke zhvilluar hetime për të sqaruar të gjitha rrethanat dhe shkaqet e këtij aksidenti trafiku.



Read it all at Gazeta e Prizrenit